Kosova

“Serbia aspirata për anëtarësimin në BE”/ Escobar shprehet i bindur: Vuçiç nuk do dhunë!

23:17 - 29.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se pas bisedave me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, është siguruar se ai është i përkushtuar tërësisht për stabilitet rajonal. Duke folur për Euronews Serbia, Escobar ka thënë se është e nevojshme që të shfrytëzohet kjo gjendje gatishmërie e pozitiviteti, që sipas tij, ekziston te të dyja palët.




Ai ka thënë gjithashtu se ka shumë njerëz që janë të shqetësuar lidhur me orientimin e Serbisë, por ka shprehur bindjen e tij se Serbia aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Vërtet besoj dhe shpresoj që aspiratat e Serbisë janë që të bëhet anëtare e plotë e BE-së dhe të mos kemi nevojë të flasim për ndarje në Ballkanin Perëndimor. Pasi që kam biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, mund të them se ai është plotësisht i përkushtuar për stabilitet rajonal dhe nuk do dhunë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë vullnet të mirë dhe vullnetin e e mirë të palës tjetër, Kosovës dhe shpresoj se liderët në rajon do të dëgjojnë se çfarë ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Escobar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.