Kryesore

Aksioni në “Prestige Resort”/ Andi Bushati rrëfen telefonatën e Ramës në vitin 2000, çfarë i thoshte për Nanon: Nuk mund të sillet kështu me mediat

14:13 - 03.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Andi Bushati ka rikujtuar një episod nga viti 2000 teksa prej dy ditësh vijon aksioni i IKMT te “Prestige Resort”.




Bushati kujton aksionin e ndërmarrë nga Fatos Nano mbi fshatin ADA për t’i bërë presion TV Klan dhe telefonatën e Edi Ramës. Ky i fundit, sipas Bushatit i thotë se “qenka çmendur qorri dhe se një kryeministër nuk mund të sillet kështu me mediat”.

Ndërkohë që gazetari shkruan se pas këtij episodi Nano ndenji dhe 2-3 vite në pushtet, çfarë tregon se çmenduria nuk është parakusht për ta lënë këtë post.

“Këtu e shumë kohë më parë, nga fillimi i viteve 2000, Nano, atëherë kryeministër, nisi fadromat dhe ruspat për të prishur fshatin ADA të Marsel Skëndos dhe Julien Roche, sepse donte t’i bënte presion TV Klan, ku ata qenë aksionerë mazhoritarë.

Mbaj mend ato ditë një telefonatë nga Edi Rama: “Qeka çmen qorri- me thoshte-, ka lujt menç, nuk mund të sillet një kryeministër kështu me mediat, a e kupton ai sa dëm i bën vetes e pastaj dhe ne të gjithëve”.

Pas këtij episodi Nano ndenji dhe 2-3 vjet kryeministër, madje mundi dhe vetë Ramën në kongres, çka tregon se çmenduria ose luajtja mendsh, nuk janë parakushte për ta lënë këtë post…”, shkruan Bushati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.