Kryesore

Meta-Ramës pas sulmit te “Prestige Resort”: Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin!

11:23 - 03.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për aksionin që vijon prej dy ditësh te “Prestige Resort”.




Teksa ka shpërndarë lajmet e mediave polake për atë që po ndodh, Meta shkruan se po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

Ai i bën thirrje Ramës të ndalojë së nxiri imazhin e Shqipërisë dhe shkatërruar turizmin shqiptar.

“Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik.

Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!”, shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.