Kryesore

Sulmi i paligjshëm i IKMT te Prestige Resort, Gjekmarkaj: Rama të tërhiqet, po minohet liria e medias

14:35 - 03.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zërave që kanë dënuar aksionin e paligjshëm të IKMT-së, në Prestige Resort i është bashkuar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.




Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Gjekmarkaj thekson se sulmi nuk është i rastësishëm, pasi pas tij janë mediat në pronësi të ‘Hysenbelliu Group’. Mes ironisë, Gjekmarkaj nuk kurseu kreun e IKMT-së, Dallëndyshe Bicin.

Gjekmarkaj i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet nga aksioni i paligjshëm, dhe të dëmshpërblejë resortin.

REAGIMI I GJEKMARKAJT:

Për fat të keq në Shqipëri historia e së keqes përsëritet! Shkrimtari Stefan Çapaliku ka një liber “Gjithkush çmendet sipas mënyrës së tij” ! Tek në pushteti çmendet gjithmonë njësoj ! Sulmi ndaj ” Prestige Resort ” në pronësi të “Hysenbelliu grup” nuk besoj që do të ndodhte nëse e njëjta kompani nuk do të kishte në pronësi “Neës 24”, gazetën “Panorama”, “Gazetën Shqiptare” dhe portalin “BalkanWeb”! Dallëndyshja e pushtetit çuar me hyxhym në detyrë për këso punësh nuk u kujdes që ti hedhë me delikatesë ” glasat” e saj si shenja dhune, era e keqe e të cilave do ndihet gjatë në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave, por ashtu toptan drejt e në thelë !! Personalisht kam bashkëpunuar prej 12 vitesh me këtë grup mediatik i pacencuruar dhe i pa kushtëzuar në opinionet e mia. Këto media kanë krijuar një modellirie duke lejuar flukset e mendimit si të opozitës ashtu edhe atë të pushtetit!

Goditja anësore mbi një biznes ku në bazë të dokumenteve duken ndërtime me leje, në fakt është goditje thelbësore ndaj medias!! Në një mënyrë më të sofistikuar po kthehemi mbrapsht në kohë kur digjej gazeta “Koha Jonë”, digjej gazeta ashtu halldupshe se pronari Nikollë Lesi asokohe nuk kishte prona të tjera ku të bëhej me gjasme! Irfan Hysenbelliu ka. Po ashtu më vonë është goditur gazeta “Tema” dhe gjobitur Televizioni kombëtar “Top Chanel” me 11 milionë euro si forme e pastër presioni i qeverisë së kohës megjithëse më vonë kjo gjobë nuk u pagua. Dikur vetë Kryeministri aktual Edi Rama me gjasë qe rrahur brutalisht për qëndrimet, mendimet dhe fjalët dhe vështirë as kohë që dikush të besonte se ai vetë do godiste mediat të cilat e shqetësojnë politikisht !! Kjo që po ndodh është një përsëritje e historisë por pas 32 vitesh pluralizëm rikthimi tek modelet e totalitarizmit është dramatik !! Ngjarje kësodore lënë shenjë në ndërgjegjen kolektive. Qeveria duhet të tërhiqet sa më parë dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara !!! Edi Rama duhet të tërhiqet e kundërta e tërheqjes është minim i lirisë së mediave, minim i demokracisë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.