LAJMI I FUNDIT

“Kuvendi, kujdes të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit”, Berisha flet për protestat: Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar

19:15 - 05.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Parlamentin e Shqipërisë se është shndërruar në një problem madhor për vendin.




Duke iu referuar programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit, Berisha tha se po tregohet kujdes i veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit.

Sipas tij, shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar.

“Dënoj me përçmim të madh këtë akt, këtë seancë parlamenti, këtë program dhe kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Ju rikujtoj se jo vetëm për qytetarët nuk ekziston as edhe një interes më minimal për t’i mbështetur ata, përkundrazi për t’i vjedhur se dhe ato para nga rritja e çmimeve i kalojnë klientelës së qeverisë, por parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama dhe që do ta kalojë, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, paketa e mediave, ligji për drogën, për kanabisin, pra ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj të veçantë ekonomia e krimit në Shqipëri, apo krimi të kapë ekonominë shqiptare. Shqiptarët do arrijnë t’i japin përgjigjen e merituar kësaj maxhorance në tërësi, parlamentit dhe qeverisë në këtë stinë e cila lajmëron më shumë se çdo gjë tjetër, protesta të fuqishme popullore”, tha Berisha.

Lidhur me protestat, ai foli dhe për koordinimin me Partinë e Lirisë.
“Koordinimet do bëhen. Ka një front opozitar, i cili do mblidhet dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, deklaroi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.