AKTUALITET

Një datë të përbashkët për protestë me Berishën? Meta: Do të njoftoheni në këto 24 orë

13:58 - 05.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qytetarët do të mësojnë në këto 24 orët e fundit se kur do të jetë protesta e radhës.




“Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi. Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. Partia e Lirisë ka një axhendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion, pikërisht për vetë veprat e krimit që janë kryer dhe po konsumohen. Të jeni të sigurt se do të njoftohen protestat në këto 24 orë. Do të ketë protesta atje ku ndodh krimi, atje ku vidhet qytetari dhe taksat e tij. Kjo gjë do të ndodhë edhe kur të konsultohem me drejtuesit e partisë”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.