Kosova

Spitali i Psikiatrisë përfshihet nga flakët, lëndohet punonjësi i sigurisë

18:19 - 06.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e sotme, reparti i psikiatrisë në spitalin rajonal të Pejës është kapluar nga zjarri, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.




Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Gazetën Express se personi i lënduar është punëtor i sigurimit.

“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë.

I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.