LAJMI I FUNDIT

“Nuk kthehem!”, gruaja e braktisi bashkë me fëmijët e mitur, burri: Iku me dashnorin! Nuk i jam drejtuar gjykatës, por…

13:34 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua sërish problematika e familjes Dule, ku Mariglen Dule denoncoi ditën e djeshme publikish braktisjen e fëmijëve nga bashkëshortja.




Marigleni: Ditën e djeshme mua më ka telefonuar nga rrjetet sociale një zonjë nga një adresë të panjohur e cila më pohoi se gruaja ime jetonte me djalin e saj dhe se ajo kishte kuptuar se ishte nënë e tre fëmijëve. Por nga ana tjetër ajo zonjë më pohoi se gruaja ime i kishte pohuar të birit të saj se ishte një grua beqare dhe pa fëmijë. Ajo i dërgon fëmijëve mesazh që “nuk ju dua më, nuk kthehem” Ne nuk është se nuk e donim njëri tjetrin, por ajo iku me dashnorin e saj.Ajo i ka rrahur fëmijët dhe i ka dhunuar disa herë, por unë nuk i jam drejtuar gjykatës për zgjidhje martese, por kam shkuar dhe kam bërë denoncim në polici.

Bashkëshortja e Mariglenit:

Unë kam kaluar një situatë të vështirë, unë kam parë dje që është zhvilluar emision mbi ikjen time, por ai gënjen sepse unë jam dhunuar nga ai, unë më femijët flas por goca e madhe më thotë fjalë të pista, madje unë kam biseduar edhe me Mariglenin për këtë situatë. Unë jam interesuar por ata nuk më kanë pranuar, madje jam interesuar por ai mos të mashtrojë, unë nuk jam e humbur. Unë kam njoftuar në shtëpi se kam ikur dhe jetoj në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.