AKTUALITET

Diplomatët evropianë dy orë diskutim me Kurtin por ende asnjë rezultat për dialogun Kosovë-Serbi

15:07 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pasi ka pritur sot në Prishtinë emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me dy këshilltarët e Scholz dhe Macron, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner njoftoi se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.




Kurti ka ripërsëritur se nga finalja e dialogut duhet të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe që duhet të përmbaje njohjen reciproke në qendër.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva europiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Edhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak tha se diskutimi ishte i thellë dhe i rëndësishëm për rritjen e dinamikës në dialog dhe për të çuar përpara procesin.

Ndonëse ai nuk pranoi të jepte detaje, shtoi se ka përfunduar pjesa e parë e misionit në Prishtinë.

“Siç e patë ne sapo kaluam më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti duke diskutuar për dialogun dhe se si të rritet dinamika në proces.

Ishte një diskutim shumë i thellë dhe besoj mund ta kuptoni që nuk mund të hymë në detaje sepse, natyrisht,të njëjtin diskutim do të kemi më vonë me presidentin Vuçiç, ndaj them se kemi përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë.

Pas bisedimeve me zyrtarët e Kosovës, Lajçak dhe dy këshilltarët europianë do të vizitojnë Beogradin, ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Macron dhe Scholz, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, siç thanë ata, çojnë drejt përparimit të dialogut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.