AKTUALITET

“Ishte e neveritshme”/ Shembjet e paligjshme të IKMT në ‘Prestige Resort’ bëjnë jehonë ne mediat norvegjeze, turistët tregojnë tmerrin: Kishim frikë për jetën!

10:48 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmi i paligjshëm i IKMT në ‘Prestige Resort’ vijon të bëjë jehonë në mediat ndërkombetare.  Së fundmi, VG TV ka publikuar një reportazh që tregon tmerrin që kanë përjetuar turistët norvegjez në kulmin e sezonit turistik në resortin më të mirë të Golemit.




Aksioni i beftë i IKMT-së në një kohë që Prestige Resort ishte i mbushur me turistë të huaj dhe vendas është pasqyruar më tone revolte në mediat e huaja. Në këtë artikull të VG TV, shoqëruar dhe me pamjet e sulmit, jepen dëshmitë e turistëve që kanë përjetuar makth gjatë ditëve të pushimit që kishin rezervuar në Shqipëri.

Synne Linea dhe turistë të tjerë norvegjezë që ndodheshin në Prestige Resort u zgjuan me zhurmat e tmerrshme të eskavatorëve dhe matrapikëve që kanë shokuar dhe fëmijët që ndodheshin në resort për të pushuar. Madje turistët kanë treguar për mediat norvegjeze se aq shumë janë trembur sa kanë menduar se mund të shembej dhe hoteli.

Synne Linea, e cila ishte në hotel me të dashurin e saj, ka treguar se ka parë stafin e hotelit të shokuar të cilët kanë shpërthyer në të qara, teksa thekson se janë ndier dhe të rrezikuar nga fadromat e IKMT.

“Ne ishim të tmerruar. Në fillim menduam se kjo ishte diçka që mund të bëhej e rrezikshme për ne turistët, pasi aty ishte policia, dhe stafi i hotelit po qante dhe ishte komplet jashtë imagjinate ajo që po ndodhte. Ishte vërtet e neveritshme”- ka treguar ajo për VG TV.

Media norvegjeze ka përmendur dhe deklaratën e dhënë nga Ambasadori i Shqipërisë në Norvegji, Virgjil Kule i cili ka thënë:

“Nuk kemi marrë asnjë deklaratë zyrtare nga institucionet për ndërhyrjen, por kjo ka të bëjë me ligjin”.

Media norvegjeze në shkrimin e saj thotë se turistët ndoshta kishin pritur diçka tjetër përveç një zgjimi të tillë, një mëngjes, me zhurmën e fadromave që shkatërruan pishinat e Prestige Resort.

Shikoni videon e intervistës KËTU!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.