AKTUALITET

Meta në trajnimin e të rinjve nga Instituti Republikan Amerikan: Propozimet e tyre pjesë e programit për zgjedhjet lokale

13:15 - 12.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) në finalizimin e trajnimit të Forumit Rinor të Partisë së Lirisë.




Sipas tij, produkti i këtij trajnimi 1 vjecar ishte hartimi i propozimeve politike për zgjidhjen e disa problematikave lokale që të rinjtë kishin  evidentuar.

Ai thotë se draft propozimet e prezantuara do të jenë edhe fokus për t’u bërë pjesë e programit dhe angazhimve të Partisë së Lirisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kënaqësi të isha i ftuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) në finalizimin e trajnimit të Forumit Rinor të Partisë së Lirisë.

Produkti i këtij trajnimi 1-vjeçar ishte hartimi i propozimeve politike, për zgjidhjen e disa problematikave lokale, që të rinjtë kishin evidentuar në bashkitë ku jetojnë. Këto draft propozime të prezantuara sot, do të jenë në fokus për t’u bërë pjesë e programit dhe angazhimeve të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Falenderim për Institutin Republikan Amerikan (IRI) për këtë kontribut shumë të rëndësishëm, në përfshirjen, inkurajimin dhe rritjen e kapaciteteve të gjeneratës së re në politikëbërje dhe për zhvillimin e demokracinë”, shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.