Kryesore

Patronazhimi me arsimtarët/ Rama rrëfen hulumtimet për mësuesen që ankohej për qeverinë

11:28 - 12.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme me publikun në Kongresin Kombëtar të Arsimit, historinë e një mësuesja, e cila kishte folur në një kronikë kundër Qeverisë së tij dhe pas kësaj vetë kreu i qeverisë kishte zbuluar se ajo bindje politike të djathta.




Por gjatë fjalës së tij, Rama tha se e kishte ndjekur personalisht historinë e mësueses, e cila në rrjetet sociale kishte marrë shumë mbështetje nga përkrahësit dhe komentuesit sipas kryeministrit e etiketonin arsimtaren si ‘viktimë të politikës’.

Por ajo që bënte përshtypje gjatë fjalës së kryeministrit ishte fakti se Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit, Evis Kushi e kanë ndjekur aktivitetin e mësueses në rrjetet sociale, madje vetë Rma tha se ajo ishte shumë aktive në grupin “Shqipëria në Rrezik”, i cili është dhe slogani i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.

Kryeministri tha publikisht se ka dëgjuar deklaratat e mësueses e cila ankohej për situatën ku ishte për shkak të kontratës së përkohshme. Por pavarësisht se ajo ishte kundër qeverisë së tij, mësuesja tashme ka fituar një kontratë të përhershme pasi kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Sipas Ramës portali nuk njeh bindje politike, pasi çdo ndërhyrje lë gjurmë. Por ajo që bën përshtypje është fakti se si personat që flasin publikisht kundër Qeverisë, në ketë rast në sistemin arsimor ndiqen në rrjetet sociale nga vetë kryeministri apo funksionarët e tjerë të Partisë Socialiste më pas për të vendosur për ‘fatin e tyre’.

Prej kohësh opozita akuzon Partinë Socialiste se e ka shtrirë sistemin e patronazhimit në çdo strukturë të administratës së vendit, shkruan Panorama.com.al

Deklarata e Ramës:

Përpara pak ditësh më bëri përshtypje një kronikë, e cila ishte përhapur në gjithë rrjetet sociale e një mësueseje, që ishte një nënë me dy fëmijë dhe me kontratë të përkohshme, e cila ankohej për situatën ku gjendej e shtyrë dhe nga pasiguria që të jep kontrata e përkohshme, e një fluks i tërë komentatorësh e mbështesnin si viktimë të politikës.

U interesova dhe arsyeja pse e konsideronin viktimë të politkës, ishte se kjo mësuese ishte shumë aktive në takimet që organizon grupi Shqipëria në Rrezik.

Por në të njëjtën kohë mora vesh sot, duke ardhur, sepse e kam ndjekur këtë gjë me Evisin dhe prandaj po e ndaj këtu me ju, që përtej faktit që ajo mësuese shprehte gjithë shqetësimin, sekëlldinë, pasigurinë e saj e mbase dhe inatin e saj ndaj qeverisë, ndryshe nga të tjerë, i kishte bërë detyrat e veta duke konkuruar në portalin ‘mësues për Shqipërinë’ dhe ja kur sot rezultatet e portalit janë shpallur ajo është fituese, është fituese për të marrë një vend pune të përhershëm.

Portali Mësues për Shqipërinë as nuk ka në kriteret e veta përkatësinë politikë, as nuk mund të ndryshohet, jo thjesht se ne nuk duam të ndërhyjmë dhe s’kemi ndërhyrë asnjëherëm por se çdo ndryshiom që mund të bësh te portali lë gjurmë, dhe portali të jep atë që të takon, për atë që kërkon.

Kërkon një vend pune të përhershëm si mësues, e merr pavarësisht për kë voton, sa shprehesh apo nuk shprehesh për qeverinë apo opozitën. Këto nuk kanë asnjë rëndësi.
Për ata që e mbajnë mend cfarë kohe ishte kur kjo gjë as nuk imagjinohej, është dicka me rëndësi të madhe për dinjitetin, respektion për meriën dhe lirinë e garancinë e konkurencës.

Dua t’i uroj suksese mësueses në fjalë si mësuese me kontratë të përhershme. Në kohën e lirë ajo mund të vijojë të shkojë në mbledhjet e Shqipërisë në rrezik, por nëse Shqipëria do të ishte në rrezik, ajo nuk do kishte dot një kontratë të përhershme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.