LAJMI I FUNDIT

Sulmi kibernetik nga Irani, DASH: Do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike

10:29 - 12.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada amerikane ka dalë me një reagim mëngjesin e sotëm, në lidhje me sulmin kibernetik nga Irani.




Në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, të shpërndarë nga ambasada amerikane, thuhet se ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut.

Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, njofton ambasada amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.