Kryesore

“Reforma Territoriale dështim madhor, u bë për punësime partiake”/ Berisha tregon prapaskenat: PD, pazar në të kaluarën me Ramën për të shtuar 4 bashki!

12:33 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike do të prezantojë sot raportin për reformën territoriale, i cili është hartuar nga një grup pune. Në nisje të fjalës së tij, kryetari i PD, Sali Berisha u ndal tek reforma aktuale, që siç shpjegoi ai ishte një dështim madhor që nxori në pah diskriminim qytetar.




Po ashtu, Berisha foli edhe për pazare që janë bërë me këtë reformë. “Kjo reformë ishte reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, siç është bërë publike me të cilët PS nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte 4 bashki”.

Sali Berisha: Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim i cili nxorri në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në aksesin ndaj shërbimeve, një ndarje territoriale e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga kongresi i autoriteteve rajonale, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë. Kjo reformë është një dështim i madh sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë, rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendore. Nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, punonjësit që paguhen janë mbi 50% më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër veçse reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do shtonte 4 bashki. Ky ishte një pazar i papërgjshëm, jashtë të gjitha kritereve. Si zakonisht ky ishte një Pazar sa për të kaluar radhën se dje PS deklaroi se nuk kemi asnjë detyrim dhe nuk do respektojmë asgjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.