LAJMI I FUNDIT

Berisha sulmon Ramën: Legalizon kullat, por ndjek penalisht një 82-vjeçare! I lidhur këmbë e krye me krimin

19:12 - 18.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndalur edhe tek ndërtimet pa leje, në bashkëbisedimin me shqiptarët në Itali.




Ai theksoi se në Shqipëri kanë mbi kate, pallate dhe kulla pa leje dhe se janë klientelë e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

I thashë këto, për të theksuar se në çfarë rreziku të madh është sot Shqipëria. Ju jeni dëshmitar të ritmeve tmerrësisht të shpejta të shpopullimit të vendit. Është politikë absolutisht të qëllimshme. Në vitin e dytë të qeverisjes së tij ai ka prishur 9 mijë ndërtesa dhe biznese, duke u lënë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria.

A i keni ndjekur ju zhvillimet këto ditë. Në Shqipëri kanë mbi kate dhe pallate dhe kulla pa leje. Të gjitha të klientelës së Edi Ramës dhe flitet edhe vetë atij.

U zotua se do të përdorë ligjin. Çfarë përdorimi bëri. Ndjek penalisht një zonjë 82-vjeçare në Nartë se ka ndërtuar një kotec pulash pa leje. Ndërkohë që kullat në mes të Tiranës thotë se do ti legalizojë në kundërshtim me çdo ligj.

Ky është i lidhur, këmbë e krye me krimin dhe drogën. Kjo përbën një vështirë tjetër për shqiptarët. Pasiguria e madhe i detyron ata të largohen masivisht nga Shqipëria.

Varfëria në rritje. Shqipëria po polarizohet në mënyrë të rrufeshme. Vitin e kaluar INSTAT thotë se Shqipëria pati një rritje ekonomike 9.3 %. Çdo njeri që e dëgjon këtë shifër thotë se ky qenka vendi i punës. Po punësimi sa ishte, sipas INSTAT, punësimi u rrit gjithsej me 0.4 %. Ata që kanë njohuri elementare e kuptojnë se 9.3 % është mali i narko eurove. Nuk përkthehet në asgjë, mirëqënie prosperitet për qytetarin shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.