LAJMI I FUNDIT

Salianji për vrasjen në Shkodër: Rama thotë se ‘Shqipëria është më e sigurta’, qytetarët janë nën terror!

21:52 - 18.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër, ku Erjon Xhenjo, vetëm 19 vjeç ka humbur jetën si rezultat i një atentati.




Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kritikuar ashpër Kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se jeton në një realitet paralel “kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta”.

Gjithashtu, ai deklaron se “grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror”, teksa shton që bandat e krimit të organizuar kanë siguri siguri që janë të paprekshëm dhe “cfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë”.

Reagimi:

Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçē edhe njêherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!

Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!

Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që cfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.