Kronikë

53-vjeçari në Korçë shkoi i plagosur në spital, zbardhet dëshmia: S’e njoh autorin/ Policia: U ngatërrua shënjestra!

09:35 - 19.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet dëshmia e 53-vjeçarit të plagosur dje në Korçë. Ngjarja ndodhi dje në lagjen nr.16 te “Xhamia e Re”. Sipas të dhënave në polici nga dëshmia e të plagosurit, ky i fundit pohoi se nuk e njihte autorin.




Sikurse raporton BW, edhe policia ka verifikuar se Berberi nuk ka qenë shënjestra dhe plumbi e ka kapur gabimisht. Sipas policisë Berberi nuk është person me probleme dhe as me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia e Korçës po punon për identifikimin e autorit që për më tepër se 10 orë ndodhet në arrati, gjithashtu dhe për identitetin e objektivit të synuar nga ana e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë. Nga ana e Policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.