AKTUALITET

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në “shtëpi bari” në Angli, avokati: Shqipëria një vend i varfër, rrethanat e çuan në këtë punë

14:26 - 19.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Britanike, pasi është kapur në një shtëpi bari.




Bëhet me dije se në pragna ka rënë Hygert Geca. Ai u kap duke u kujdesur për fabrikën e kanabisit në një shtëpi në rrugën Brighton në Wakefield.

Policia kishte shkuar në pronë, por Geca ka goditur një nga policët në tentativë për t’i  shpëtuar prangave, por që u arrestua vetëm pak momente më pas.

Në banesë u gjetën 41 bimë kanabis dhe aparate për rritje, duke përfshirë dritat. Policia gjeti edhe 4 kg kanabis të tharë në papafingo. Geca, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, nuk dha asnjë koment gjatë intervistës së tij në polici.

Avokati i tij tha në gjykatë: “Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe rrethanat e tij ishin shumë të këqija”.

Ai tha se 24-vjeçari  mori hua mijëra dollarë nga familja e tij për të paguar bandën që e solli në mënyrë të paligjshme përtej Kanalit Anglez dhe se më pas ishte i detyruar të punonte që të shlyente borxhin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.