AKTUALITET

Francë/ Alarm pas zjarrit në objektet bërthamore

20:12 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti francez i sigurisë bërthamore (ASN) njoftoi sot se ka aktivizuar qendrën e saj të urgjencës pas një zjarri në një strukturë uraniumi në Francën juglindore të operuar nga Framatome.




Zjarri është tani nën kontroll, raportoi ASN. Një zëdhënës i Framatome konfirmoi për Reuters se zjarri ishte nën kontroll dhe se asnjë punonjës nuk u lëndua. Ai shtoi se po vazhdojnë përpjekjet për të përjashtuar çdo rrezik për sigurinë e objekteve.

Framatome është në pronësi të gjigantit francez të energjisë bërthamore EDF. Sipas faqes së internetit të kompanisë, në objektet e vendosura në rajonin Roman-sur-Isère (ku ndodhi zjarri), karburanti për reaktorët bërthamorë prodhohet në bazë të uraniumit të pasuruar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.