![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me urdhrin e prokurorisë për të ndaluar publikimin e të dhënave të botuara nga hakerat iranianë.
Meta shprehet se ky akt i prokurorisë nën diktatin e kryeministrit do të kontribuojë në përkeqësimin e pozitës së Shqipërisë në lidhje me lirinë e medias.
“Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien. Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare. Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare. Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias”, shkruan Meta.