AKTUALITET

Diell, por ulje e ndjeshme e temperaturave/ Njihuni me parashikimin e motit për sot!

07:23 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar deri në mesditë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat në vend, ku në zonat e thella malore do të krijojnë dhe mundësi të pakta për momente me pika shiu.




Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Ballkani qëndror do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu. Ndërsa në Europën Lindore dhe Skandinavi vranësirat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. POR Britania e madhe, Europa Qëndrore dhe pjesa me e madhe e Jugut të kontinentit pritet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Kosova               

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të pësojnë zhvillime të përkohshme, por mbrëmja sjellë përmirësim të dukshëm të motit.

Maqedonia e Veriut

Mbetet paraditja në territorin e MV në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Por në orët vijuese do të ketë intervale me zhvillime të përkohëshme të vranësirave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.