AKTUALITET

“Mbështesim protestën e studentëve”/ Pedagogu rendit pikat që dakordësuan me Ministrinë e Arsimit: Ne jemi të vendosur për kërkesat kryesore!

18:39 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përfundimit të takimit me Ministren e Arsimit, Evis Kushin, një prej pedagogëve ka sqaruar në një prononcim për mediat, pikat të cilat u dakordësuan.




Ai u shpreh se parimisht ranë dakord lidhur me transparencën e shpenzimeve të universiteteve si dhe për rritjen e koeficientit të leksioneve në raport me seminaret. Por pedagogu u shpreh se ata nuk tërhiqen nga kërkesa kryesore që është ajo e rritjes së pagave.

Pedagogu: Më konkretisht në lidhje me transparencën të shpenzimeve të universiteteve. Ministria premtoi se do i kërkonte transparencë universiteteve, si shpenzohen paratë publike. Ramë dakord për pikën me doktoraturat, lidhur me kushtet dhe numrin e doktoraturave që duhet të udhëheq një pedagog. Kjo besoj do rregullohet. Ramë dakord për një rikonceptim të orëve. U ra dakord që do të analizohet në tërësi për të vendosur një koefiçent. Ramë dakord parimisht që leksionet të kenë një koefiçent më të madh se seminarët, si për bachelorin ashtu edhe për masterin.

Gjithashtu ai deklaroi se mbështet protestën e studentëve të cilët kërkojnë një ndihmë prej 100 eurosh.

Pedagogu: Ne jemi të vendosur për kërkesat kryesore. Kërkesat tona janë të paekzagjeruara. Ekzagjerimi vjen nga perceptimi i gabuar i vlerës së parasë. Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë në kohë inflacioni, rimbursimet. Çdo qytetar është i mbështetur nga çdo qytetar. Qeveria ka mundësi që të rimbursojë diçka për studentët. Më datën 5 tetor, protesta vazhdon. Do jetë në formë tubimi. Do jetë forum me akademik dhe profesorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.