![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian pas marrëveshjes së bërë nga Moska dhe Beogradi për një dokument të quajtur “plani për konsultime” për politikë të jashtme.
Hoxhaj, ish-ministri u jashtëm, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter ka thënë se për vite me radhë i ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë.
“Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviç nënshkruan të premten një dokument të quajtur “plani për konsultime”. /Express