![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se më 26-30 shtator 1991 Kosova e shprehu me referendum vullnetin politik të qytetarëve të saj për shtet të pavarur në një organizim të pashoq për rrethanat e atëhershme, duke rikonfirmuar vullnetin e pakthyeshëm të qytetarëve të saj për liri e demokraci.
“Referendumi i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ai qe një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese. Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova”, ka thënë Osmani.
Postimi i plotë:
Më 26-30 shtator 1991 Kosova e shprehu me referendum vullnetin politik të qytetarëve të saj për shtet të pavarur, në një organizim të pashoq për rrethanat e atëhershme, duke rikonfirmuar vullnetin e pakthyeshëm të qytetarëve të saj për liri e demokraci, të shprehur paraprakisht në Deklaratën e 2 Korrikut dhe të kodifikuar juridikisht në Kushtetutën e Kaçanikut.
Referendumi i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ai qe një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese. Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova.
Në këtë përvjetor, ne i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan ose iu përgjigjën thirrjes për referendum. Ata u kujdesën që zanafilla e shtetit të ri të mbajë vulën e deklarimit të lirë të qytetarëve të saj. Vullneti i tyre qe përcaktues për të ardhmen e vendit tonë.