


Një 30-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastër, pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë, arrestimi i shtetasit L. Xh. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjetin e tij, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shfaq Komentet (0)