AKTUALITET

Pasi e rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten shqiptari tenton ta largojë me forcë tek shtëpia e prindërve të saj, arrestohet nga policia në Greqi

14:21 - 03.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 33-vjeçar, i cili u arrestua nga policia, pas denoncimit të bërë ndaj tij nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare, pritet të dalë në hetuesinë e Korinthit nw Greqi. Sipas policisë, në denoncimin e bërë të mërkurën e kaluar nga 28-vjeçarja, ajo thekson se 33-vjeçari shqiptar e ka çuar me makinë në një vend të shkretë, në Almyri të Korinthisë dhe pasi kanë debatuar e ka rrahur dhe i dogji flokët me çakmak. Autori kishte vendosur një makinë në orët e para të së mërkurës së kaluar jashtë shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij në Almyri Corinthia  dhe, sapo 28-vjeçarja doli jashtë, e futi me forcë në makinën e saj, duke u ulur në sedijen e shoferit dhe u nis drejt Isthmus me dyert e mbyllura duke e goditur në të njëjtën kohë me grusht në kokë dhe trup!




33 – vjeçari ndaloi makinën në një rrugë të shkretë, ku e detyroi  të zhvishej me kërcënime për jetën dhe për pak e dogji të gjallë, duke i vënë flakën flokëve me çakmakun e tij!

E zhveshur dhe e pambrojtur siç ishte gruaja fatkeqe, ai e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe e përzuri!  28-vjeçarja e tmerruar është  arratisur drejt Policisë së Korinthit, njerëzit e së cilës kanë kërkuar autorin, por ai ishte zhdukur.

Pas denoncimit të vajzës, policia arrestoi 33-vjeçarin, i cili po dërgohet në gjykatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.