AKTUALITET

Vrau Pjerin Xhuvanin, gjykata jep vendimin për Arbër Paplekajn

14:46 - 03.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.




Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Paplekajn dhe “arrest shtëpie” për dy ish nëndrejtorët e policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi.

Kjo ishte seanca e shtatë gjyqësore që zhvillohej për Paplekajn, për të vendosur nëse çështja ndaj tij do të gjykohej nga themeli apo me procedurë të zakonshme.

Paplekaj do gjykohet në arrest me burg. Edhe sot ai nuk ishte në seancën gjyqësore.

Kujtojmë që avokati i Arbër Paplekaj ka kërkuar që ndaj klientit të tij të ngrihet akuza “Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” dhe jo siç e akuzon prokuroria për “vrasje në rrethana cilësuese”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.