![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia ushtarake e FSK-së së bashku me Policinë Ushtarake të Shqipërisë, kanë kryer stërvitje së bashku në detyrat specialisitike të policimit ushtarak.
Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj me anë të njoftimi në rrjetin e tij social “Facebook”.
“Ushtarakët e Policisë sonë Ushtarake dhe vëllezërve nga Shqipëria, stërviten së bashku në detyrat specialistike të policimit ushtarak. Ky trajnim që realizohet në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit në Pomozotin është i fokusuar në përvetësimin e njohurive në kompaktësimin e togut, menaxhimin e turmave dhe pikave të kontrollit. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, ka shkruar Mehaj.
Shfaq Komentet (0)