Kronikë

Takimi Rrumbullaku-Al Marri, zbardhen diskutimet: Policia e Shtetit e ka ndryshuar metodologjinë e punës! Me interes rritja e forcës parandaluese

14:58 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në një takim kortezie ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al Marri.




Në këtë takim, Rrumbullaku vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes vendeve, ndërsa ambasadori shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Policinë e Shtetit.

Postimi:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në takim kortezie ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al Marri.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u diskutua për çështjet me interes të përbashkët dhe për evidentimin e fushave në të cilat mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Policinë e Shtetit, jo vetëm në projektet e iniciuara më parë, por edhe duke ofruar ndihmë në fushën e krimeve kibernetike dhe ndihmë me kamera trupi dhe sisteme komunikimi me radio për punonjësit e Policisë së Shtetit, që parashikohen në projektin që Policia e Katarit do të ofrojë për Policinë e Shtetit.

Lidhur me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes palëve, ambasadori e ftoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për një vizitë zyrtare në Katar, për të biseduar me homologun e tij, për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku e siguroi ambasadorin se të gjitha projektet dhe marrëveshjet e iniciuara më parë do të finalizohen dhe bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Katarit do të thellohet më tej.

Tashmë Policia e Shtetit e ka ndryshuar metodologjinë e punës, në interes të rritjes së forcës parandaluese dhe goditëse ndaj krimeve dhe paligjshmërive.

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në luftën ndaj krimeve globale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.