AKTUALITET

Humbet drejtimin e motorit pa targa, plagoset rëndë 28-vjeçari, niset me urgjencë drejt Tiranës

16:37 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është aksidentuar me motor, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë.




Policia bën me dije se shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës, është nisur drejt Tiranës.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.