LAJMI I FUNDIT

Berisha thirrje për protesta të fuqishme: Do bëjmë gjithçka për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët, ndryshe do kemi vetëm rrënim

20:09 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protesta të fuqishme duke deklaruar se kryeministri Edi Rama tallet me shqiptarët. Ai u shpreh se PD do të bëjë gjithçka për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.




“Ju ftoj të angazhohemi në këtë betejë dhe të angazhohemi për protesta të fuqishme. Nuk mund të pengojnë përpjekjet për zgjedhjet lokale. Do bëjmë gjithçka për të dalë me një kandidat. Kjo nuk mund të na pengojë pa ndërmarrë protestat më të fuqishme. Sepse përndryshe do të kemi vetëm rrënim. Dy javë më parë deklaroi rritjen e energjisë elektrike.

 Sot e vendosi sërish për muajin nëntor. Mirë e bën nëse ne e lejojmë. Ai tallet me shqiptarët. I shumëzon me zero. Koha është t’i japim përgjigjen e merituar dhe unë kam besim të madh te qytetarët se në betejën e ardhshme Edi Rama do të marrë atë që meriton”, deklaroi Berisha.

Berisha ironizoi qeverinë për vendimin për të vendosur satelitë në kohë krize dhe instilacionin në kryeministri.

“Ai ka kaluar në një stad të paimagjinueshëm. U thotë shqiptarëve firmosa për satelitë se nuk i shoh kullat me 14 kate pa leje por duhet të më thotë sateliti. Kjo është tallje me shqiptarët. Kalon nga një skandal në një skandal tjetër.

Bleu instalacionin tha nuk jap llogari. Të Surrelit i ka paret ai? Paret e Surrelit t’i mbajë për vete nuk i kërkojmë llogari por për të taksapaguesve i kërkojmë llogari në çdo qindarkë. Pse nuk besojnë sot te Partia Demokratike është faji ynë sepse kaluam nga humbje në humbje. Ndaj dhe ne duhet të ndryshojmë dhe po ndryshojmë. Po angazhohemi në debat intensive me qytetarët. Duhet të angazhohemi në mënyrë të rregullt edhe në mediat sociale, Instagram, facebook, tiktok”, deklaroi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.