AKTUALITET

Pakti Rama-Basha/ Meta: Monika Kryemadhi ra viktimë e një besimi të ‘marrë’ ndaj Lulzim Bashës

17:39 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke vijuar intervistën e tij për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës, në News 24, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli edhe për rolin e Monika Kryemadhit në LSI. Meta theksoi se Znj. Kryemadhi ra viktimë e besimit që ajo kishte ndaj Lulzim Bashës.




Madje sipas Metës, Basha dhe Rama kishin rënë dakord të eliminonin dhe LSI-në.

Meta: Monika ra viktimë e një besimi të marrë ndaj Lulzim Bashës. Edhe ky është çmimi që ka paguar jo vetëm ajo por edhe një vend i tërë. Jam i bindur se nëse LSI nuk i digjte mandatet, as PD nuk do e bëntë një gjë të tillë. Ky ishte pakti mes Bashës dhe Ramës, të hiqte qafe LSI-në. Duhet të jemi të sinqertë që Monika është një makineri e tërë organizative, njerëzore, frymëzuese dhe motivuese, ka qenë politikane e spikatur, ajo ka historinë e saj krejtësisht të pavarur nga unë. Sa sillte ajo gjimnazistë në mitingje, nuk sillnin të tjerët nga e gjithë Shqipëria. Por ajo ra viktimë e një besimi të marrë ndaj Lulzim Bashës dhe dogji mandatet, Ishte diçka e qëllimshme nga Rama dhe Basha që LSI të digjte mandatet, për të defaktorizuar LSI dhe për të më shkarkuar mua. E kemi parasysh të gjithë këtë gabim, që do të sillte pasoja fatale për vendin”, është shprehur Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.