BOTA

Vershtapen arrin kohën më të mirë në Suzuka, pas tij renditen dy makinat Ferrari

15:11 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka qenë një ‘Pole position’ milimetrik dhe ende në dyshim për Maks Vershtapen në Suzuka. Kampioni në fuqi mundi me 10 të mijëtat Sharl Leklerk dhe 57 të mijëtat Karlos Sainz, por është nën hetim, pasi pengoi Lando Norris në fundin e xhiros së nxemjes.




Serxhio Perez niset nga vendi i 4-t në garën e nesërme, ndërsa surpriza e madhe ishte Esteban Okon, i cili është futur në 5-shen e parë me Alpine.

Në vend 6-të dhe të 8-të nisen dy makinat Mercedes, respektivisht të Ljuis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll. Ato ndahen në mes nga Alpine i Fernando Alonsos.

Koha e Vershtapen është në dyshim dhe ai duhet të presë vendimin e Kolegjit të Komisarëve për të festuar ‘pole position’. Vetëm dy Ferrarit në një farë mënyre mbeten të kapura pas ‘lokomotivës’ holandeze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.