BOTA

Palestina merr mbështetje dhe në Eurovision 2024, mijëra protestues në Malmo kërkojnë përjashtimin e këngëtares izraelite Eden Golan.

20:14 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 5000 protestues, përfshirë dhe aktivisten e njohur Greta Thunberg, janë mbledhur në Malmo të Suedisë, ku po mbahet këtë vit festivali i Eurovision, duke kërkuar përjashtimin e këngëtares izraelite Eden Golan.




Kësaj të fundit, i është urdhëruar nga Agjencia e Sigurisë Kombetare të Izraelit, të qëndrojë në dhomën e saj të hotelit, e mos të largohet që aty përveçse shfaqjeve, teksa jashtë brohoriten kundër qëndrimit të këngëtares në festival.

Protestuesit, përfshire dhe 21 vjeçarja, Greta Thunberg, ishin të veshur me keffiyeh, një shall bardh e zi, për të simbolizuar mbështetjen ndaj Palestinës.

Përgjatë demonstratave u ndezën bombola tymi me ngjyrat e flamurit palestinez.

Nuk kanë munguar as pankartat me mbishkrimet “Mirë se erdhët në konkursin e këngëve të Genocidit”, apo “Ndalo përdorimin e Eurovisionit për të larë krimet izraelite”.

Gjithashtu fëmijët, qentë dhe biçikleta, mbanin të varur imazhe të civilëve të Gazës, të cilët janë plagosur për shkak të luftës Hamas-Izrael.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.