BOTA

E tmerrshme/ Mbi 100 mijë bukë tërhiqen nga tregu, gjenden në përbërje copa minjsh

09:38 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 104, 000 bukë janë tërhequr nga tregu në Japoni, pasi është konstatuar se në përbërjen e tyre kishte mbetje minjsh.




Mediat e huaja raportojnë se “prodhimi i bukës në Tokio është ndaluar pasi pjesë të një “kafshe të vogël” janë gjetur nga të paktën dy persona”.

Firma “Pasco Shikishima Corp”, që prodhon bukën, ka thënë se 104,000 pako me bukë janë tërhequr ndërsa ka kërkuar falje dhe ka premtuar kompensim, raportoi NBC News.

Nuk është raportuar për ndonjë person të sëmurë nga ngrënia e kësaj buke.

Kjo është në radhët e skandaleve të sigurisë së ushqimit në Japoni. Muajin e kaluar, tri suplemente nga farmacia “Kobayashi” u tërhoqën pas raportimeve për vdekje. Më herët, ishin gjetur buburreca në orizin e prodhuar nga “Warabeyya Nichiyo”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.