AKTUALITET

VIDEO/ Mahnit Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Chelsean

18:05 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Premier League ka zhvilluar këtë të shtunë pasdite ndeshje mjaft interesante.Chelsea vazhdon të bëjë mirë në kampionat, pasi mposhti 3-0 Wolves.




Ekipi i Potter udhëhoqi 1-0 në 45 minutat e para. Blutë e Londrës nderohen nga një gol i Havertz në minutën e 45-të, pas një assisti të Mount. Chelsea siguron  fitoren sapo fillon pjesa e dytë me Pulisic. 20 minuta edhe për Armando Brojën, i cili ishte i kudogjendur në fushë.

Goli i parë sezonal për të vjen në fund dhe tashmë ylli i Kombëtares shpreson se ky do jetë vetëm fillimi.

Me këtë 3 pikësh, Broja me shokë janë në katër vendet e para të Premier League, ndërsa “Ujqërit” duket se do e kenë mision të vështirë mbijetesën.

Manchester City merr triumfin e 3-të radhazi, duke mposhtur 4-0 Southampton.

Goli i parë do vinte pas 20 minutash lojë me Cancelon. Pas paraqitjes mbrësëlënëse në derbi, Foden vazhdon aty ku e la, teksa edhe sot “tund rrjetën” (32’).

Asgjë për t’u shqetësuar në pjesën e dytë për djemtë e Guardiolës, që thellojnë menjëherë rezultatin me Mahrez. Tjetër gol nga Erlind Haaland, që vërteton sërish se për momentin është sulmuesi më i miri në kampionatin anglez.

Manchester City kryeson pas 10 javësh kampionat, sakaq Southampton është e 16-ta.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.