Kosova për herë të parë është ulur, dhe ka pasur të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kështu ka deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Arben Gashi, sipas të cilit, Kosova e meriton respektin dhe vendin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore”, shkruan Gashi në rrjetin social facebook.
Statusi i Arben Gashit në Facebook
Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare. Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore.
Krenar me Kosovën tonë!
Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë!