AKTUALITET

Shpërthen Kolera! Është konfirmuar vdekja e 16 personave

14:18 - 11.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtëmbëdhjetë vdekje nga kolera janë konfirmuar në Haiti, si dhe 32 raste, tha sot një përfaqësues i OKB -së, duke cituar informacionin më të fundit të ofruar për organizatën nga punonjësit humanitar në vend.




“Ne jemi shumë, shumë të shqetësuar”, shtoi Margaret Harris e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke iu referuar shpërthimeve të kolerës në Haiti dhe gjetkë, në deklaratat që ajo bëri gjatë të njëjtës konferencë për shtyp si përfaqësuesja e OKB-së.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan javën e kaluar për rrezikun e një “shpërthimi” të rasteve të kolerës në Haiti, një tjetër krizë e mundshme për vendin, i cili është i rrënuar nga pasiguria, mungesa e mallrave bazë dhe është skenë e dhunës së re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.