AKTUALITET

Rritja e çmimeve/ Berisha: Lufta nuk ndikon, nafta futet kontrabandë me peshkarexhat e qeverisë

17:48 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Vaun e Dejës ka folur mbi aferën e inceneratorëve ndërsa tha se ata kushtuan gjithsej 420 mln euro ndërsa sot 2 persona marrin nga thesari i shtetit dhjetëra miliona euro çdo muaj.




Berisha foli po ashtu për lirimin nga qelia të ish-deputetit socialist të përfshirë me aferën, Alqi Bllako ndërsa tha se kjo ndodhi pasi ai kërcënoi qeverinë se do të fliste nëse nuk do lirohej.

Berisha po ashtu shtoi se “vendi prodhon më shumë naftë se duhet për konsum”, ndërsa çmimi i saj rritet për qytetarët pasi “nafta hyn në vend kontrabandë me peshkarexhat e qeverisë dhe shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë për të”.

“3 djegësat kushtuan 420 mln euro, njëri punoi për pak kohë, 2 të tjerët nuk ekzistojnë. 2 persona të shpallur në kërkim marrin nga thesari çdo muaj dhjetëra milionë euro. Kjo ndodh se ndërmarrja është e kryeministrit, Agaçit dhe Arben Ahmetajt. E patë hetimin që po bëhej. E morën deputetin socialist, ka qenë njeri i firmës në çdo gjë. E vunë në hetim dhe tani shkoi në shtëpi, sepse u tha ai, ose më lironi ose do flas. Ka ndërhyrje nga vetë qeveria në lirimin e tij, ndaj dhe paratë nuk dalin për të rritur rrogat e pensionet. Pse Kosovës i dalin, për t’i dhënë çdo pensionisti 100 euro në muaj, për t’i dhënë çdo studenti e çdo punonjësi në ndërmarrje publike. Nuk është Kosova më e pasur se ne, por qeveria nuk vjedh aty.

Me taksat tuaja janë dhënë paratë, por ato i kanë përdorur për gjëra të tjera dhe nuk kanë paguar energjinë. Ky mashtrues del e thotë se është lufta, lufta nuk ka lidhje me çmimin e energjisë, ne kemi burimet tona që nuk ndikohen nga bombardimet ruse në Ukrainë. Kjo është e vërteta.

Këta deklarojnë se do japin naftën për fermerët dhe e ndajnë sipas kritereve të tyre. Ne prodhojmë më shumë seç konsumojmë naftë, por kemi naftën më të lartë sa Zvicra e Suedia. E kemi këtë se Rama ka vendosur mbi naftën taksën më absurde, e barabartë me taksën në SHBA e Kanada. Nafta futet edhe kontrabandë nga qeveria, nuk hyn dot pa qeverinë. Hyn me anijet e peshkarexhat e qeverisë, shkarkohet në portin e qeverisë dhe shqiptarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë. Rama është një anti-shqiptar që në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën. Ai është shndërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit dhe atyre që i shërbejnë për pushtet, njëri prej tyre edhe presidenti turk Erdogan”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.