LAJMI I FUNDIT

Diabeti i tipit 2/ Metoda e papritur që rregullon sheqerin në gjak – nuk është ilaç

17:26 - 15.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vërtetuar vazhdimisht se shëndeti mendor është i lidhur pazgjidhshmërisht me funksionimin e mirë të trupit, prandaj aktivitetet që ndërthurin mirëqenien fizike dhe mendore po bëhen gjithnjë e më popullore. Kjo teori konfirmohet nga një vëllim gjithnjë në rritje i gjetjeve shkencore që lidhin mirëqenien me shëndetin.




Në të njëjtin kontekst janë edhe përfundimet e një studimi të ri, sipas të cilit aktivitete të tilla si meditimi dhe joga janë po aq efektive në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak sa edhe barnat e diabetit.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore shqyrtuan të dhënat nga dhjetëra sprova të kontrolluara të rastësishme të kryera në mbarë botën gjatë 30 viteve të fundit që përfshinin njerëz me diabet të tipit 2, të cilët përdorën si medikamentet e disponueshme ashtu edhe teknikat e mirëqenies mendje-trup për të menaxhuar sheqerin në gjak. Diabeti i tipit 2, forma më e zakonshme e sëmundjes, karakterizohet nga paaftësia e trupit për të përdorur siç duhet insulinën, e cila është përgjegjëse për rregullimin e sheqerit. Ndër teknikat e vlerësuara ishin meditimi, joga, teknikat e frymëmarrjes, si dhe qigongu, një lloj arti marcial me lëvizje të ngadaltë i ngjashëm me tai chi.

Studiuesit më pas krahasuan rezultatet e këtij grupi me njerëzit që mbështeteshin vetëm në ilaçe për të ulur sheqerin në gjak gjatë një periudhe 3-mujore. Ata zbuluan se praktikat e meditimit në përgjithësi moderonin nivelet me 0.8%, ku joga tregon ndikimin më të fortë me 1%.

Vihet re se këto rezultate janë të ngjashme me ilaçin më të njohur të diabetit, metforminën.

Aktivitetet e ndërgjegjësimit janë lidhur pozitivisht me menaxhimin e sheqerit në gjak në të kaluarën, por shkencëtarët nuk ishin në gjendje të përcaktojnë sasinë e përfitimeve deri vonë. “Zbulimi më befasues ishte madhësia e përfitimit që ofrojnë këto praktika. Ne prisnim që të kishte një përfitim, por kurrë nuk e prisnim të ishte kaq i madh”, komentoi Dr. Fatimata Sanogo nga Departamenti i Popullsisë dhe Shkencave të Shëndetit Publik të USC dhe autorja kryesore e studimit.

Një studim i kryer nga studiues në Shkollën e Mjekësisë Keck në Universitetin e Kalifornisë Jugore raportoi se aktivitetet e ndërgjegjësimit reduktuan hemoglobinën A1c , një masë e niveleve mesatare të glukozës në gjak gjatë 3 muajve të fundit, me një mesatare prej 0.84%.

Shkencëtarët analizuan 28 prova klinike të publikuara që shqyrtonin praktika të ndryshme të mirëqenies dhe rezultatet ishin zbuluese:

Qigong uli A1c me 0.66%

Praktikat e reduktimit të stresit kontribuan në një ulje prej 0.48%.

Yoga uli A1c me rreth 1%. Në fakt, ata që praktikonin joga disa herë në javë shënuan uljen më të menjëhershme të hemoglobinës.

Analiza, e publikuar në Journal of Integrative and Complementary Medicine, tregon se kur aktivitetet e ndërgjegjësimit kombinohen me barna me recetë, ato mund të dyfishojnë efektivitetin e tyre.

Diabeti i tipit 2 është një gjendje që mundon miliona njerëz në mbarë botën. Mund të parandalohet përmes një stili jetese të shëndetshëm, me dietë të duhur, stërvitje, shmangie të duhanit dhe humbje të peshës së tepërt. Megjithatë, shumë njerëz janë prediabetikë, me nivele të sheqerit në gjak që janë më të larta se normalja, por jo aq të larta sa për t’u diagnostikuar se kanë diabet. Megjithatë, ata mbeten të pambrojtur ndaj zhvillimit të diabetit, si dhe sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Aktivitetet e ndërgjegjësimit mund të jenë të dobishme për ata me rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit.

Dr. Sanogo përfundoi: “Gjetjet mund të jenë një mjet i rëndësishëm për menaxhimin dhe kontrollin e sëmundjeve. Megjithëse ky studim nuk i trajton ato si një masë parandaluese, aktivitetet e ndërgjegjësimit mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit tek individët prediabetikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.