AKTUALITET

Shënohet 1 viktimë nga COVID-19! MSH: 21 raste të reja në 24 orët e fundit

16:46 - 15.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 536 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë, ndërsa 19 qytetarë janë shëruar.




Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz.

Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një pacient 77 vjeç, nga Tepelena.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 21

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 536

Testime totale 1,989,914

Raste pozitive 331,473

Raste të shëruara 327,629

Raste Aktive 252

Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 184

Fier 17

Elbasan 14

Gjirokastër 11

Shkodër 9

Vlorë 5

Berat 5

Korçë 3

Lezhë 2

Durrës 2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.