AKTUALITET

Frika e një sulmi nga Bjellorusia, Lukashenko mbledh trupat ushtarake

18:19 - 16.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleate me Bjellorusinë, Moska vazhdon të përshkallëzojë sulmet e saj kundër Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Minskut tha se pak më pak se 9,000 trupa ruse do të vendosen në Bjellorusi si pjesë e një “grupi rajonal” të forcave për të mbrojtur kufijtë e saj.




“Trenat e parë me trupat ruse që janë pjesë e grupit rajonal kanë filluar të mbërrijnë në Bjellorusi”, shkroi në Twitter Valery Revenko, kreu i departamentit të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Migrimi do të zgjasë disa ditë. Numri i përgjithshëm do të jetë pak më pak se 9,000 njerëz”, shtoi Revenko, duke theksuar se më shumë informacion do të jepet në një konferencë për atashetë ushtarakë.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha javën e kaluar se trupat e tij do të vendosen së bashku me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi.

Sirenat e luftës

Një alarm ajror u dha të dielën pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës, sipas komandave ushtarake rajonale, pasi ata besojnë se bombardimet janë të pashmangshme. Në veçanti, paralajmërimet për sulmet ajrore dhe thirrjet për të shkuar në strehimore u publikuan në kanalet Telegram të komandave ushtarake rajonale në Poltava, Chernihiv, Cherkasy, Chernivtsi, Odessa, Ivano-Frankivsk, Rivne, Sumy, si dhe rajonet Khmelnytskyi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.