AKTUALITET

830 pako cigare dhe 166 kg duhan të sekuestruara nga doganierët në një fuoristradë që e drejtonte shqiptari

19:01 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të martën, rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa doganierët, në Pyrenees-Orientales, donin të kontrollonin një fuoristradë, drejtuesi i mjetit u përpoq të ikte përpara se të ndiqej nga një automjet doganor. Shoferi me origjinë nga Shqipëria ka ndaluar më në fund mjetin e tij.




Më pas, doganierët zbuluan brenda fuoristradës 830 kuti cigare dhe 166 kg duhan të prodhuar që kishin blerë në Andorra.

Një sekuestrim me vlerë më shumë se 80 mijë euro. Shoferi u vendos në paraburgim doganor përpara se t’i dorëzohej xhandarëve të Parisit.

Dogana në një komunikatë për media saktëson se në harkun kohor prej 10 ditësh dhe dy sekuestrosh nga tregu i paligjshëm janë tërhequr afro 120 mijë euro mallra mashtruese nga brigadat doganore të Cerdagnes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.