Aktualiteti

Pique ka gjasa të veshë fanellën e Barcelonës me logon e Shakirës!

18:21 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filloi me reperin kanadez Drake në ndeshjen e Real Madrid kundër Barcelonës.




Logoja e tij, një lloj bufi, u shfaq në pjesën e përparme të fanellës së Barcelonës si pjesë e marrëveshjes së saj me Spotify.

Pas ndeshjes filloi një bisedë në Spanjë dhe jo vetëm për artistët që mund të shihnin logon e tyre në fanellën e skuadrës katalanase në të ardhmen e afërt dhe u konstatua se radha do të jetë e Shakirës.

Me fjalë të tjera, Gerard Pique -n i cili vazhdon të luajë në Barcelonë do ta shohim me fanellën me logon e ish-partneres dhe nënës së dy fëmijëve të tij. Mund të duket si një skenar ekstrem por sipas ESPN ka shumë gjasa të ndodhë pasi Shakira po “shitet” si e çmendur në platformë!

Çështja është riprodhuar nga mediat spanjolle teksa ka… festë në rrjetet sociale. Fanella e Barçës me logon kolumbiane tashmë është krijuar dhe komentet janë të shumta dhe rrëqethëse për Piquen!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.