LAJMI I FUNDIT

“Sindikata me në krye atë të SHIK-ut”/ Rama sulmon pedagogët: Ata që dalin ta harrojnë rritjen e pagës, ta nxjerrin vetë!

13:11 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama ka reaguar ditën e sotme për protestën e pedagogëve ndërsa kundërshtoi fortë rritjen e pagës për ta. Sipas tij sindikata e tyre drejtohet nga anëtar i SHIK-ut ndërsa tha se ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës dhe se duhet ta nxjerrin vetë me anë të projekteve.




Ai shtoi se mesazhi i tij për pedagogët ishte i thjeshtë, “nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit”, ndërsa shtoi se ata kanë autonomi dhe pagën mund ta nxjerrin vetë me projekte.

“Ata pedagogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikëset dhe pensionistët të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.