AKTUALITET

“Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi”/ Ilir Meta për kreun e sindikatave të pedagogve Sandër Kovaçin: Mjaft denigrimit

18:16 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve dhe intervistën e dhënë dje në emsionin “Frontline” në Neës24 të kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.




Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se i duhet dhënë fund denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve, referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në krye të protestës qendron një ish punonjës i SHIK-ut.

Kreu i PL shtoi se duhet solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave!

Postimi i plotë:

Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave!

Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.