AKTUALITET

Njoftim i rëndësishëm i Aeroportit ‘Nënë Tereza’: Anulohen disa nga fluturimet e parashikuara sot nga Italia

13:00 - 21.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton anulimin e disa fluturimeve që ishin parashikuar për ditën e sotme drejt dhe nga disa aeroporte në Itali. Kjo për shkak të një greve ku kanë hyrë personel të trafikut ajror.




TIA njofton se si pasojè e grevès sè personelit tè trafikut ajror nè Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisè ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini,Roma) janë anulluar nga aeroportet italiane për ditën e sotme.

“Nga ky njoftim pèrjashtohen: Fluturimet Ambulance, Medvac, Fluturimet e Kerkim Shpètimit,Fluturimet Humanitare. Ju lutemi pasagjerève qè kanè fluturim sot drejt destinacioneve tè mèsipèrme tè komunikojnè paraprakisht me kompanitè ajrore respektive pèr tè verifikuar statusin e fluturimit tè tyre para se tè nisen pèr nè aeroport”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.