Kronikë

Nëna e Lear Kurtit shpërthen në lot: Djali im ka ikur nga kjo botë i dhunuar! Ai nuk kishte pse ta gëlltiste lëndën narkotike

14:16 - 23.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Isufaj ka folur për News 24 për momentin e parë kur ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të saj Lear Kurti.




Ajo u shpreh se djali i saj gëzonte një shëndet të plotë ndërsa hodhi poshtë pretendimet që ai mund të ketë gëlltitur lëndën narkotike për të shpëtuar nga policia.

Me lot në sy, nëna e të ndjerit shprehet se djali i saj është dhunuar nga ana e policisë.

“Më morën dhe vajtëm te spitali. Pyeti burri dhe thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pyesnin dhe shokët e djalit. Morën rrugë tjetër te Nënë Tereza, te morgu. Mua nuk më tregonin të gjithë. Në 11 pa çerek fola me Learin në 11 e pak ai ka ndërruar jetë. Më thonë është në gjendje kome. I thashë po pse nuk na lënë me e parë.

Vajti dhe burri im. Asnjë lloj shpjegimi. Unë me thënë të drejtën  në ato momente kam humbur ndjenjat. Leari kishte ndërruar jetë shumë herët. Më thonë që djali jot ka ndërruar jetë. Nuk e mendoja kurrë se ai ka qenë shumë i fortë. Ai nuk ishte vetëm çuni im. Ai vetëm mirë bënte nuk dinte të bënte keq. Ai gëzonte një shëndet të fortë. Nuk njiheshim fare për receta. Njëherë e kam regjistruar se futa te Tajvani për bodyguard.

Aty ia kam hapur pas kaq vitesh. Hashash pinte por që të ketë pasur shenja dobësie apo të këputej. Ai njeri është i dhunuar dhe iku i dhunuar. Që nxjerrin që ka futur atë këto janë mashtrime. Të rinjtë gjithmonë e hedhin ai nuk kishte pse e gëlltiste. Ai është i grushtuar dhe shqelmuar. Këtu të rinjtë kanë frikë. Me shenjat që kam parë atë e kanë dhunuar tmerrësisht”, deklaroi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.