Kryesore

“Rama po përgatit ligj për rrëmbimin e tokave!”- Paralajmëron Vasili: Do t’ua marrë fermerëve se gjoja është e papunuar dhe do t’ua japë oligarkëve

13:48 - 23.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaron përmes një postimi në facebook, se kryeministri Edi Rama po përgatit një ligj për t’ia marrë tokën fermerëve dhe për t’ia kaluar atë oligarkëve.




Vasili thekson se justifikimi i qeverisë për t’ia rrëmbyer tokën fermerëve do të jetë nëse ajo është e papunuar.

Ai nënvizon gjithashtu  se politika e kryeministrit Rama ka sy synim që t’ua bëjë të pamundur fermerëve punimin e tokës përmes braktisjes së Bujqësisë nga shtetit me qëllimin marrjen e pasurisë dhe dhënien e saj te oligarkët.

POSTIMI I PLOTË:

SKANDALI.Rama po pergatit ligj per rrembimin e tokes fermereve per tja dhene oligarkeve!

Edi Rama si gjymtyre e oligarkeve po pergadit rrembimin mafioz te tokes se fermereve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar.

Asnje fermer nuk e lë asnje meter katror toke pa punuar me deshiren e tij.

Toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames dhe qeverise, qe ne menyre te qellimshme po e mbytin dhe asfiksojne bujqesine qe ajo te falimentoje dhe me pas ti rrembejne token.

Qeveria me qellimin mafioz per falimentimin e bujqesise:

vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore

-fermeret vuajne çmimin e naftës 230 lekë për litër,

– cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar

– subvencioni i Bujqesise ne Shqiperi me i ulti i ne Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.

Te gjitha keto ja bejne te pamundur fermereve te shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje te medha dhe zhyten ne varferi dhe mjerim.

Qeveria qellimisht e ka renduar drejt falimentimit situaten, qe te beje ligj dhe tua rrembeje token per tua dhene oligarkeve, qe te investojne parate e korrupsionit te qeverise.

Ne rast se qeveria do te merrte si hap te pare masat e meposhtme do te shihnit se si asnje pellembe toke nuk do te lihej pa punuar

-Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.

-Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.

-Riformulimin e skemës mbështetëse. Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.

-Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.

-Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.