EKONOMI

Konfidustria kritika ‘Financave’ për Paketën Fiskale 2023: E paplotë dhe jo profesionale! Nuk mbron ekonominë!

09:59 - 24.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konfindustria e kanë vlerësuar të paplotë dhe jo profesionale paketën fiskale për vitin 2023 të prezantuar pak ditë më parë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.




Në një deklaratë për shtyp ajo thekson se kjo paketë jo vetëm që nuk mbron ekonominë kombëtare por dëmton rëndë interesat e të gjitha industrive dhe prodhimit vendor duke favorizuar qartësisht lobet importuese.

Shqetësim kryesor që duhet të pasqyrohet në këtë anketë sipas Konfindustrisë, janë çmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike.

DEKLARATA E PLOTË

Konfindustria vlerëson, se Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë. Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese. Konfindustria është duke përgatitur listën e kërkesave për Paketën Fiskale 2023. Kërkesat kryesore të saj do të përqendrohen në përballimin e krizës së energjisë dhe uljes së çmimeve të karburanteve. Në anketën e organizuar nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë për paketën fiskale 2023, pothuaj 96% e bizneseve dhe industrive kanë shprehur shqetësim kryesor për aktivitetin e tyre tregtar përkatësisht çmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike. Për sa më sipër do të kërkohet në Paketën Fiskale 2023 si hap i parë, heqja e plotë të “ taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerësohet se, nëse luftohet efektivisht kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtpërdrejta buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimit”, jo vetëm do të jenë zero, por do të tejkalohen pozitivisht. Mbështetur në të gjithë krahasimet e zhdoganimeve dhe konsumit të karburanteve me shtetet e Rajonit, jo më pak se 300 milionë euro mund të jenë të ardhura të munguara, që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, të ardhurat për buxhetin e shtetit do të shtohen si pasojë e rritjes ekonomike nga ulja e kostove të karburantit për industritë, biznesin dhe qytetarët. Shtysë e fortë për kontrabandën masive në tregun e karburanteve në Shqipëri është edhe niveli i lartë i taksimit. Konfindustria vlerëson, se ulja e ngarkesës fiskale për karburantet dhe përmirësimi i menaxhimit të sektorit të energjisë elektrike, duhet të kenë qëllim arritjen e të paktën nivelit të çmimeve të vendeve të Rajonit në vitin 2023 për biznesin dhe qytetarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.